Disa ditë më parë Vëllai i Madh u dha banorëve një lojë, të shkruanin në letër sekretet e tyre që t’i gjenin të tjerët.
Sekretet ishin nga më të ndryshmet por ai që ra më shumë në sy ishte sekreti i njërit prej banorëve. “Kam tentuar ti jap fund jetës” ishte sekreti që lexoi Nita e cila mbeti e shokuar.
Asnjë nga banorët nuk e ka zbuluar se kush e kishte shkruar dhe kështu Luizi ka thënë se sekreti i përkiste atij, bashkë me tri sekrete të tjera:
1-“Kam tentu me i marr jetën vetes”
2-“Kam flirtuar me mamanë e një shoku”
3-“Jam dashuruar në Big Brother”
4-“Njëra më ka paguar udhëtimin për në Zvicër”