Presidenti i 45-të i SHBA-së, Donald Trump, feston sot 74-vjetorin e lindjes.
Trump lindi më 14 qershor 1946, në Queens të New York.
Për ditëlindjen e presidentit amerikan është zhvilluar edhe një paradë festive, ku qindra varka u nisën në një udhëtim nga Harrison Township drejt lumit Detroit në Michigan.
Eventi u zhvillua pasditen e së shtunës, një ditë para ditëlindjes së Trump nga mbështetës të presidentit amerikan.
Parada e quajtur “Make America Great Again”, u organizua nga Koalicioni Konservator i Michigan dhe zgjati gati tre orë.
Flamujt e fushatës elektorale “Trump 2020” valëviteshin në çdo varkë.
Zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 3 nëntor.
Kujtojmë këtu që SHBA ndodhet përballë një vale protestash masive që kanë nisur pas vrasjes së George Floyd, i cili u mbyt në brutale nga një oficer policie, i cili i vendosi gjurin mbi qafë për gati 9 minuta.