spot_img

Trump paralajmëron se Izraeli do të humbasë “të gjithë mbështetjen e SHBA-së” nëse anekson Bregun Perëndimor

spot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor, duke paralajmëruar se Izraeli do të humbasë mbështetjen e SHBA-së nëse e bën këtë.

“Kjo nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe… Izraeli do të humbasë të gjithë mbështetjen e tij nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo do të ndodhte”, tha Trump për revistën TIME në një intervistë të botuar të enjten, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën në favor të avancimit të dy projektligjeve për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar.

Më herët të enjten, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha se qeveria nuk kishte vendosur ta çonte votimin për aneksimin përpara në këtë fazë, në mënyrë që të siguronte suksesin e planit shumëfazor të Trump për Gazën.

Ndërtimi i vendbanimeve është zgjeruar me shpejtësi që nga viti 2022 kur qeveria e Netanyahut – më e djathta në historinë e Izraelit me partnerë koalicioni ultranacionalistë që kërkojnë aneksimin e Bregut Perëndimor dhe Gazës – erdhi në pushtet.

Dhe deklarata e Trump vjen pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së ka thënë se një lëvizje nga parlamenti i Izraelit drejt aneksimit të Bregut Perëndimor të pushtuar, do të kërcënonte planin e Uashingtonit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

“Kjo nuk është diçka që ne mund ta mbështesim tani për tani”, tha Marco Rubio para se të nisej për në Izrael, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të mbështetur një marrëveshje të brishtë armëpushimi”.

Kujtojmë se projektligji u miratua me një votim 25-24. Nuk është e qartë nëse ka mbështetje për të fituar shumicën në Knessetin (parlamenti) me 120 vende, dhe ka mënyra se si kryeministri mund ta vonojë ose ta mposhtë atë.

Ministria e Jashtme palestineze e dënoi veprimin e Knessetit, duke thënë se Izraeli nuk do të kishte sovranitet mbi tokën palestineze.

Izraeli ka ndërtuar rreth 160 vendbanime që strehojnë 700,000 hebrenj gjatë pushtimit të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor. Rreth 3.3 milionë palestinezë jetojnë pranë tyre.

Vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar – një qëndrim i mbështetur nga një mendim këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vitin e kaluar. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img