spot_img

Trupat e dy kosovarëve që vdiqën në aksident në Hungari sot pritet të kthehen në Kosovë

spot_img

Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë me dije se trupat e dy kosovarëve që kanë vdekur në një aksident në Hungari, sot pritet të kthehen në Kosovë.

Ai ka treguar se kanë kërkuar nga autoritet hungareze që sa më shpejtë të kryhet të gjitha procedurat.

“Sot me datë 10.01.2024, familjarët kanë tërhequr trupat e familjarëve të tyre dhe sot bëhet kthimi i tyre në Kosovë. Po ashtu kemi kërkuar nga autoritetet hungareze që sa më shpejtë të kryhen procedurat dhe dje, me datë 09.01.2024 është bërë obduksioni” ka thënë Sahiti për Klan Kosova.

Sipas tij, autoritet hungareze pas aksidenti kanë kryer të gjitha procedurat.

“Pas aksidentit autoritetet hungareze kanë kryer procedurat zyrtare që duhet ndjekur duke përfshirë raportin e aksidentit rrugor dhe atë të mjekësisë ligjore, procedurat e obduksionit (autopsisë) dhe të identifikimit. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla edhe njëherë i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka thënë Sahiti.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img