spot_img

Trupi i Enver Bajraktarit u gjet i groposur në Lipjan – dyshohet për vrasje me mjete të forta

spot_img

Enver Bajraktari, një burrë rreth të 50-ve, u gjet i pajetë të hënën në një arë të mbjellë me misër në fshatin Baicë të Lipjanit. Sipas burimeve të Gazetës Express brenda Prokurorisë, dyshohet se ai është vrarë me mjete të forta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është bërë identifikimi i trupit dhe se autopsia ka përfunduar. “Janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë dhënë për Express.

Sipas një familjari të viktimës, vendi i varrosjes është zbuluar falë pamjeve të kamerave të sigurisë, ku është identifikuar lëvizja e fundit e Bajraktarit. “Në bazë të atyre pamjeve, kanë ardhur e kanë kërkuar në atë zonë. Djemtë që kanë ardhur, përmes shtagës kanë parë se aty ka zvarritje”, ka thënë ai për media.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësia për zhvarrim, e cila ka nxjerrë trupin e pajetë nga toka.

Trupi i Bajraktarit u konstatua si “i freskët” nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, duke sugjeruar se vdekja ka ndodhur kohët e fundit.

Familjarët thonë se i ndjeri nuk kishte ndonjë konflikt të njohur dhe nuk supozohej të kishte probleme me dikë. Enver Bajraktari do të varroset sot.

Hetimet për vrasjen e rëndë po vazhdojnë dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë informacion mbi të dyshuar të mundshëm.

NGJARJE TË TJERA

spot_img