spot_img

Turqia i dhuron dron Bayraktar Kosovës?

spot_img

Specialisti me bazë në Holandë që gjurmon fluturimet dhe citohet nga mediat prestigjioze, Gerjon, ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se gjatë dy ditëve të fundit janë realizuar katër fluturime nga Aeroporti i Tekirdagut për në Prishtinë, me aeroporlanin “Zetavia” Ilyushin Il-76TD UR-CTX”, që përdoret zakonisht për dërgesa të mallrave të rënda ose të atyre që s’mund të transportohen ndryshe.

Sipas Gerjon, përmes këtij aeroplani është bërë dërgesa e dronëve Bayraktar, që Kosova kishte shprehur interesim t’i blejë që nga viti i kaluar.

Ai thotë se deri tash janë realizuar katër fluturime dhe që me gjasë s’do të ketë më.

“Sot më herët, ishte edhe fluturimi i katërt me mallra nga Tekirdagi i Turqisë drejt Prishtinës me “Zetavia” Ilyushin Il-76TD UR-CTX, i cili me gjasë do të dërgojë Bayraktar TB2 UAV/pajisje përkatëse në Kosovë. Bazuar nga ruta e ndryshme (e aeroplanit) që tani është larguar nga Prishtina, mendoj se ky mund të ketë qenë fluturimi i fundit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, në media mbrëmë është raportuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me pesë dronë Bayraktar.

Sipas këtyre raportimeve, kontrata me kompaninë prodhuese ishte nënshkruar para gati shtatë muajsh nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Ministrinë e Mbrojtjes për të marrë një konfirmim në lidhje me raportimet e fundit, mirëpo askush nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Çfarë është droni “Bayraktar”?

Ky lloj droni për herë të parë ka fluturuar më 2014 dhe është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Dronët e tillë të llojit TB2, përdoren nga ushtritë e disa shteteve dhe janë dërguar edhe në Ukrainë për të ndihmuar forcat e Kievit që të luftojnë kundër pushtimit rus.

Pavarësisht se çmimi i një Bayraktari TB2 nuk është bërë publik, më herët gjatë këtij viti ishte organizuar mbledhja e fondeve për të blerë dronë të tillë për Ukrainën dhe organizatorët e mbledhjes së këtyre fondeve kishin sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron.

/GazetaSinjali/

NGJARJE TË TJERA

spot_img