Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Personi i cili u qëllua për vdekje është 40 vjeçari Florim Zeqiri. Zeqiri ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndryshe, ngjarja e cila tronditi qytetin, ka ndodhur sot rreth orës 09:42 minuta.
“Sot rreth orës 09:42 minuta në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “ Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhen e hetimeve”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.