spot_img

U raportua për vrasje në lagjen Dardania, Policia jep sqarime: Po xhirohet një film

spot_img

Para pak minutash mediat vendore raportuan për një trup të pajetë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Madje u aludua edhe për një vrasje, për çka u publikuan edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shiheshin njësitë policore dhe Ambulanca. Por kjo nuk qëndron, sipas Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka demantuar këto raportime, duke thënë se bëhet fjalë për xhirimet e një filmi.

“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Prishtinë”, tha Ahmeti për Sinjalin.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img