spot_img

Ukë Rugova del i pafajshëm nga akuza për krim të organizuar me vizat italiane

spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues lidhur me veprën penale krim i organizuar ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit, ndërsa aktgjykim dënues për armëmbajtje pa leje ndaj Rugovës, Bahollit dhe Beqirit.

Ata ngarkoheshin se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarve në këtë rast, u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësja Dërmaku tha se të akuzuarit Ukë Rugova, Izet Beqiri, Astrit Haraqija dhe Qefser Baholli, konform nenit 363, pika 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, lirohen nga akuza në pikën 1, 2, 4 dhe 5, pasi nuk u provua se kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar” nga neni 383, par.2 lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni 170, par.1 dhe 2 të Kodit Penal.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Rugova, Beqiri dhe Baholli, janë fajtorë për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 374, par.1 të Kodit Penal.

Për Ukë Rugovën, gjykata ka bërë ricilësimin juridik të veprës penale nga paragrafi 2, në paragrafin 1 të Kodit Penal, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, pasi që të njëjtin e gjeti përgjegjës për posedimin e dy revoleve me dy karikatorë dhe pistoleten “Zastava” dhe 50 plumba të kalibrit 357, ndërsa e liron nga përgjegjësia penale për 382 fishekë të kalibrit 556, pasi që nga provat e administruara, nuk u vërtetua se i ka pasur në posedim këta fishekë.

Të akuzuarin Izet Beqiri, gjykata e gjeti penalisht fajtor për posedimin e një arme dhe një karikatori bosh si dhe 16 fishekë, kurse Qefser Bahollin e gjeti penalisht fajtor për posedimin e një pistolete, me karikator dhe 15 fishekë.

Andaj, gjykata në bazë të dispozitave të lartcekura ligjore dhe neneve 4, 21, 38, 39, 40, 42, 43, 69 dhe 70 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe nenit 364, 365 dhe 366 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurve iu shqipton dënim me gjobë.

Ndaj Ukë Rugovës, gjykata shpalli dënim me gjobë në shumën prej 6 mijë euro për armëmbajtje pa leje, kurse ndaj Beqirit dhe Bahollit, dënim me gjobë për secilin veç e veç nga 3 mijë e 500 euro, për të njëjtën vepër penale.

Kurse, për Florjan Petanin, konform nenit 362 të Kodit të Procedurës Penale, është refuzuar akuza për shkak të veprës penale “Krim i organizuar” lidhur me veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, pasi që Prokuroria Speciale ka hequr dorë nga ndjekja penale.

Gjykata po ashtu ka nxjerrë urdhër për konfiskimin e përhershëm të sendeve të sekuestruar dhe atë dy revole dhe një pistoletë “Zastava” që janë sekuestruar tek i akuzuari Rugova dhe 382 fishekë. Po ashtu, një pistoletë me 21 fishekë të sekuestruara nga i akuzuari Beqiri dhe 1 pistoletë dhe 15 fishekë të sekuestruara nga i akuzuari Baholli.

Të pandehurve iu kthehen sendet e sekuestruara, të cilat nuk janë të përfshira në aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjykatësja Dërmaku tha se ankesa ndaj aktgjykimit, sipas Kodit të ri të Procedurës Penale është 30 ditë pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img