spot_img

Ukraina përdor për herë të parë aeroplanë ushtarakë francezë “Mirage 2000”

spot_img

Forca Ajrore e Ukrainës ka thënë se ka përdorur për herë të parë aeroplanë luftarakë francezë të tipit “Mirage 2000” pas arritjes së tyre në vend muajin e kaluar.

Sipas Forcës Ajrore, gjatë një sulmi rus natën e mbrëmshme në shënjestër ishte kryesisht industria e nxjerrjes së gazit, ndërsa aeroplanë të tipit F-16 dhe “Mirage 2000” u përdorën për ta sprapsur sulmin, raporton televizioni BBC.

Në një deklaratë, Forca Ajrore tha se në sulmin e Rusisë u përfshinë 67 raketa, përfshirë 43 raketa me drejtim, tri raketa balistike “Kalibr” dhe tetë raketa “Kh-59/69”, si dhe 194 dronë.

Prej tyre, Forca Ajrore tha se 33 raketa me drejtim, një raketë “Kh-59/69” dhe 100 dronë u rrëzuan.

Franca ishte zotuar për dhurimin e aeroplanëve “Mirage 2000” për Ukrainën në qershor të vitit të kaluar. Presidenti Emmanuel Macron kishte thënë se gjatë verës do të trajnoheshin pilotët ukrainas për përdorimin e këtyre aeroplanëve. Aeroplanët arritën në Ukrainë në shkurt, pasi pilotët e përfunduan trajnimin në dhjetor.

Aeroplanët “Mirage 2000” dhe F-16 mund të përdorin kombinim të raketave ajër – ajër dhe armëve në trupin e tyre për të rrëzuar rreziqe ajrore. Caqet mund të zbulohen përmes radarëve brenda aeroplanit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Rusinë se e vuri në shënjestër “infrastrukturën që e siguron jetën normale” pas sulmeve të mbrëmshme.

Sipas tij, gati 70 raketa e rreth 200 dronë u përdorën për sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe të gazit dhe se janë goditur edhe ndërtesa banimi, përfshirë një shtëpi në Kharkiv, ku u lënduan katër persona.

NGJARJE TË TJERA

spot_img