spot_img

Ukraina përgatitet për një sulm të mundshëm nga Bjellorusia

spot_img

Ushtria ukrainase po përgatitet për një sulm të ri të mundshëm nga trupat tokësore ruse nga Bjellorusia në drejtim të kryeqytetit Kiev.

“Për këtë qëllim, pozicionet mbrojtëse në veri të vendit tashmë janë përgatitur ose forcuar”, deklaroi gjenerallejtënant Oleksiy Pavlyuk, përgjegjës për mbrojtjen e Kievit.

“Për të parandaluar një përparim të shpejtë të njësive ruse, fusha më të mëdha të minuara u krijuan në të gjitha pikat e aksesueshme për tanket. Nëse sulmuesit nuk arrijnë t’i thyejnë këto barriera, do të jetë më e lehtë për artilerinë ukrainase të ulë përqendrimin e trupave”, shtoi ai, përcjell ATSh.

Në fillim të luftës ruse në shkurt të vitit të kaluar, forcat ukrainase zmbrapsën një avancim të trupave ruse nga Bjellorusia në Kiev.

Një kolonë shumë e gjatë tankesh dhe automjetesh ruse është shkatërruar në pyjet e dendura në veri të Kievit.

Udhëheqja ukrainase ka frikë nga një sulm tjetër nga ushtria ruse, e cila prej disa javësh ka vendosur njësi më të forta përgjatë kufirit ukrainas në Bjellorusi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img