spot_img

Ukraina po e njeh pavarësinë e Kosovës, deputeti Goncharenko dorëzon rezolutë në Parlamentin e Ukrainës

spot_img

Ukraina përgatitet ta njohë pavarësinë e Kosovës, deputeti Goncharenko dorëzon rezolutë në Parlamentin e Ukrainës.

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, në të cilin bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deputeti ukrainas, duke bërë publike draft-rezolutën e tij ka deklaruar se shpreson se Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e pavarësisë së Kosovë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akte ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe”.

Për deputetin ukrainas në asnjë mënyrë Kosova nuk duhet të krahasohet me republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

“Prandaj Ukraina duhet ta njohë sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe të shprehë mbështetje ndërkombëtare ndaj saj”. /Albanianpost.com

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img