spot_img

Urgjentisht mblidhet LDK’ja, gjendja e tendosur!

spot_img

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet pasditen e sotme.

Sipas burimeve të lajmi.net , duke filluar nga ora 16:30 në selinë e LDK-së do të mblidhet kryesia e dorëhequr tashmë e kësaj partie.

Ndryshe pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Isa Mustafa publikisht ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë, derisa pritet që subjekti politik, Lidhja Demokratike e Kosovës shpejtë të mbajë edhe Kuvendin e partisë lidhur me zgjedhjet e brendshme.

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?

Ende nuk dihet se kush do të emërohet Kryetar i LDK-së, pas Isa Mustafës, por që tashmë pati disa emra të cilët janë përmendur si mundësi për këtë post.

Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Lutfi Haziri e disa të tjerë u përmendën si mundësi e udhëheqjes së LDK-së.

Është vetë Anton Quni i cili ka pranuar publikisht kandidimin për të parin e LDK-së, derisa mbetet të shihet se çfarë saktësisht do të ndodhë brenda kësaj partie.

LDK pati një rezultat zhgënjyes në këto zgjedhje, e Isa Mustafa deklaroi se ende s’po arrin ta kuptojë se cila ishte saktësisht arsyeja e rënies kaq të madhe të partisë në përqindjen e votave nga përkrahja e qytetarëve.

Por janë pikërisht shumë zyrtarë të tjerë politik e njohës të çështjeve politike të cilët kanë fajësuar edhe vetë Mustafën për qëndrimet e tij përgjatë qëndrimit në krye të LDK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img