spot_img

Ushqimi për FSK-në, flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

spot_img

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një ngjarje partiake, ku diskutimi u fokusua në çështjet e sigurisë dhe mënyrën se si qeveria ka menaxhuar këtë fushë.

Në panelin e organizuar, mori pjesë edhe Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes, i cili bëri disa deklarata mbi arritjet dhe sfidat në këtë sektor.

Maqedonci përmendi situatën në veri të Kosovës, duke pohuar se është bërë përmirësim i dukshëm, për shkak të sinkronizimit më të mirë të institucioneve të sigurisë.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe ushqimi që i servohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas kritikave që u ngritën për cilësinë e tij, si rezultat i skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim.

Sipas Maqedoncit, që nga viti 2015 furnizimi është bërë në mënyrë emergjente dhe në minutën e fundit, çka ka krijuar hapësira për keqpërdorim.

“Njëra ndër qëllimet kryesore që ka qenë edhe i vendosur në programin e LVV-së, ka qenë që të krijohet sa më shumë vetë qëndrueshmëri në ushtri. Vetëqëndrueshmëria në ushqim është bazike për funksionin dhe për operacionalitetin e FSK-së”.

“Prandaj përmes këtij koncepti, përveç që do të kursejmë para, do të kemi një siguri në aspektin e furnizimit të njësiteve tona me ushqim, dhe do të kemi një mos-varësi për elementet bazike nga operatorët që nuk do të ishte e keqe në gjendje normale por nuk mund të planifikohet që të bëhet kur kemi operacione dhe luftime…”, tha Maqedonci.

NGJARJE TË TJERA

spot_img