Në prag të sfidës me Irlandën Veriore, që do ta zhvilloi Kosova në kuadër të Nations League, Presidenti Agim Ademi ka pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it irlandez, Lafferty Ronan, Bates David dhe Moules Martin Patrick.
Kreu i FFK-së i falënderoi ushtarakët irlandezë rreth përkushtimit të tyre në misionin e tyre në Kosovë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin dypalësh dhe gjetjen e mundësive për ta përkrahur futbollin e Kosovës, veçmas në aspektin e aktiviteteve për të rinj.