Jemi në qendrën olimpike në Szczyrk të Polonisë ku Kombëtarja e Kosovës në hendboll po e zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes me Poloninë, shkruan në profilin e FHK-së, në Facebook.
Kombëtarja ka udhëtuar të martën për në Poloni, ndërsa ndeshja është të enjten nga ora 17.45 në Bielsko-Biala.
Atmosfera në Kombëtare është shumë pozitive.
Vajzat janë të përkushtuara për të dhënë maksimumin për ngjyrat e shtetit.
Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani, kombëtarja po stërvitet në kompleksin olimpik, ndërsa pasdite mban seancë stërvitore në palestrën ku luhet ndeshja.
Ndeshjet me Poloninë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Botërorin e këtij viti.