Punimet në urën e Ibrit kanë vazhduar edhe të hënën në përgatitje për hapjen e saj, kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj.
Të hënën janë parë punëtoret, të cilat kanë punuar në pjesën mbi urë duke lyer pjesët rrethuese të saj.
Një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës, sipas Ministrisë së Mjedisit pritet të dalë këto ditë, pasi është bërë testimi kamionë të ngarkuar rëndë.
Gjatë ditës mbi urë kanë qenë prezent karabinierët që kanë vëzhguar situatën.