spot_img

Vazhdon moti i nxeht përvëlues, temperaturat deri në 38 gradë

spot_img

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thekson se vala e të nxehtit që po dominon këtyre ditëve mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme.

IKSHPK njofton se periudhat e zgjatura me temperature të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të grumbulluar në trupin e njeriut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes nga ekspozimi ndaj nxehtësisë.

Veprimet që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga nxehtësia:

Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut (11:00-17:00), duke kërkuar hije ose duke qëndruar brenda.

Shmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës

Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10-15 ˚C më të larta

Mbajeni trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar

Përdorni veshje të lehta dhe të lirshme, kryesisht nga pambuku

Bëni dush ose banjë të freskëta

Pini ujë rregullisht 1 gotë ujë në orë dhe të paktën 2-3 litra në ditë).

Kontaktoni rregullisht me njerëzit e pambrojtur në rrethin tuaj – veçanërisht njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje të zemrës, mushkërive ose veshkave, me paaftësi dhe që jetojnë vetëm.

Asnjëherë mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara për asnjë kohë, pasi temperaturat mund të rriten shpejt në mënyrë të rrezikshme.

Hija mund të zvogëlojë nxehtësinë që ndjeni me më shumë se 10 °C.

Mos e mbuloni kurrë një karrocë / karrocë fëmijësh me pëlhurë të thatë – kjo e bën atë më të nxehtë brenda karrocës. Në vend të kësaj, përdorni një leckë të lagur, të hollë dhe lagni sërish sipas nevojës për të ulur temperaturën.

Vishni fëmijët me veshje të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën e tyre dhe përdorni kapele me buzë të gjera, syze dielli dhe  krem mbrojtës për t’i mbrojtur ata nga rrezet e diellit/

NGJARJE TË TJERA

spot_img