spot_img

Vdekja është iluzion – Shkencëtarët zbulojnë se ka jetë pas vdekjes?

spot_img

Pas gjithë kësaj kohe, neurologët gjermanë dhe amerikanë duket se më në fund kanë arritur ta thyejnë kodin dhe të na japin një përgjigje nëse ka jetë pas vdekjes apo jo.

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se frekuenca të fuqishme elektromagnetike vazhdojnë të dalin nga truri, edhe pasi trupi të shpallet zyrtarisht i vdekur.

Kjo do të thotë se mendja vazhdon të jetë gjallë, pavarësisht faktit se trupi vdes, transmeton Gazeta Express. Disa pacientë u testuan në Berlin dhe në Universitetin e Cincinnati nga ekspertët, nga të cilët i regjistruan këto valë të trurit.

Ata thanë se këto valë nuk ishin rezultat i ndonjë ndjenje sepse trupi ishte tashmë i vdekur gjatë kohës kur ndodhi kjo. E vetmja gjë që duhet të analizojnë ende është se sa gjatë mund të zgjasë ky kusht saktësisht.

Shumë njerëz e kanë përjetuar jetën pas vdekjes, ose kështu thanë pasi përjetuan vdekje klinike, duke u kthyer prapë në jetë. Disa prej tyre madje u kthyen në jetë me disa aftësi të jashtëzakonshme.

Edhe gjatë vdekjes klinike, shumë pacientë kanë raportuar se kanë ndjerë të njëjtat gjëra në ambientin përreth, siç e bëjnë normalisht. E vetmja dilemë është nëse ky është njëmend një fakt apo thjeshtë truri krijon imazhe të tilla, në mungesë të oksigjenit.

Përveç kësaj, Robert Lanza, mjek i njohur amerikan, pranoi se vdekja është vetëm një iluzion bazuar në besimet tradicionale. Lanza shprehet se ne jemi thjeshtë një energji e mbështjellë në një trup fizik, transmeton Gazeta Express. Sapo të vdesë trupi fizik, energjia lirohet dhe nuk mund të shkatërrohet.

Por, pyetja është: ku shkon kjo energji pastaj? A shkon në një dimension tjetër, ndoshta në dimensionin e pestë? Sipas teorisë së multiversit, ekziston një numër i pafund universesh dhe dimensionesh. Sipas kësaj teorie, çdo univers ose dimension mund të jetë shumë i ngjashëm apo shumë i ndryshëm nga i yni.

Sipas Robert Lanza, të gjithë këta universe dhe dimensione bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe krijojnë mundësinë që energjia të kalojë mes tyre. Dhe siç u përmend edhe më herët, e vetmja mënyrë që të lirohet kjo energji është duke vdekur.

Ajo çfarë mund të interpretojmë nga kjo është se shpirti i njeriut është i pafund dhe i pandryshueshëm, me mundësinë për ta manifestuar veten e tij në çdo plan të ekzistencës. Por, ka edhe teori të tjera që thonë se jeta është thjeshtë ëndërr dhe se kur vdesim zgjohemi.

Për më shumë, ju ftojmë t’i shikoni këto dy video:

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img