Ësht ndarë nga jeta infermierja Rukije Uka-Grajqevci, e cila punoi për më shumë se 20 vite në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Ishte shembull i vërtetë i dedikimit dhe dashurisë për profesionin e shenjtë të infermieres, duke u ndihmuar shumë grave, me profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, thuhet në postimin e tyre.
Postimi i plotë:
Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të infermieres sonë të respektuar, Rukije Uka-Grjaqevci, e cila për më shumë se 20 vjet shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, duke dhënë kontribut të çmuar në sallën operative të Klinikës Obstetrike-Gjinekologjike.
Ajo do të mbahet mend jo vetëm për aftësitë e saj të shkëlqyera profesionale, por mbi të gjitha, për humanizmin e saj të jashtëzakonshëm dhe kujdesin që shfaqte ndaj çdo pacienti.