Një person ka humbur jetën dje, si pasojë e rrokullisjes me traktorë derisa po punonte një fushë-arë të Rahovecit.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, derisa me urdhër të prokurori turpi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.