Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur.
Burime të Mediafokus.info bëjnë me dije se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, ndërkohë që mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare.
Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.
“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë Komunën e Gjilanit që të marrë ndonjë përgjigje, por ende nuk ka informacion lidhur me rastin.