Vatikani njoftoi të hënën se ka vdekur Papa Françesku, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ai ishte në moshën 88-vjeçare dhe kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore.
“Të dashur vëllezër e motra, me pikëllim të thellë duhet ta njoftoj vdekjen e babait tonë të shenjtë Françesku” – njoftoi kardinali Kevin Farrell në televizionin e Vatikanit.