Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të rikthehet te skuadra e tij Lazio.
Vedat Muriqi është i huazuar te Mallorca nga Lazio që nga janari i vitit 2022, por me sa duket koha e tij në Spanjë do të jetë e shkurtë.
Kosovari pati një fillim sezoni fenomenal në Spanjë, por vazhdimësia gjatë pjesës tjetër të sezonit i mungoi, shkruan lajmi.net.
Në tre ndeshjet e para me Mallorca shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në La Liga, por më nuk arriti të ndihmojë ekipin spanjoll.
Sipas gazetës italiane, ‘Corriere dello Sport’, drejtuesit spanjollë nuk janë të kënaqur me formën që sulmuesi aktualisht po kalon, andaj nuk do të shfrytëzojnë mundësinë për të blerë kartonin e tij.
Kështu lojtari pritet të rikthehet në qershor te ekipi italian Lazio.