spot_img

Vërshimet në Kosovë: Reagon kryeministri Hoti, thotë se edhe KFOR’i po rri në gjendje gatishmërie

spot_img

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar sot Qendrën e Situatave, pas reshjeve të fundit të shiut dhe të borës të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë rajone të vendit. Ai ka konfirmuar se edhe KFOR’i po rri në gjendje gatishmërie, në rast të nevojës për të ofruar ndihmë, shkruan Gazeta Metro.

Zyra e Kryeministrit njofton se Hoti ka diskutuar për masat që duhet të ndërmerren, me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës.

“Në takim me drejtorin e kësaj qendre, Shaqir Shaqiri, dhe sekretarin e Sekretariatit për Siguri, Shpend Tërdevaj, Hoti ka diskutuar për masat që duhet të ndërmerren me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës së krijuar.

Institucionet e Kosovës janë duke e përcjellë nga afër situatën dhe të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në gjendje gatishmërie, përfshirë këtu Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Shtabet Lokale dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, Hoti është në komunikim edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Majorin, Franco Federici, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën e forcës paqeruajtëse nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin për media.

Për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e fundit të cilat kanë shkaktuar vërshime në rajone të ndryshme të vendit, Hoti sot në orën 12:30 do të vizitojë fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img