spot_img

Vetaksident i rëndë në Pejë, humb jetën një person dhe dy të lënduar

spot_img

Një person ka mbetur pa shenja jete dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një vetaksident i cili ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotshëm, 00:02 në Treboviq të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, deri të vetaksidenti ka ardhë nga humbja e kontrollit të veturës e cila ka goditur një shtyllë betoni.

“Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një shtyllë betoni”, theksoi ai.

Ndërkaq, siç tha Gashi dy të lënduarit e tjerë fillimisht janë trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal dhe më pas janë dërguar për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Gashi tha se hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga hetuesit e aksidenteve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img