spot_img

Vetëm LDK mund ta ndjekë rrugën e trasuar nga Ibrahim Rugova

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kryesia e kësaj partie bënë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Mustafa nga aty tha se LDK, Kosova dhe shqiptarët po e ndjejnë mungesën e figurës së Ibrahim Rugovës i cili siç thekson dhe një kontribut të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Edhe LDK sikurse Kosova por edhe shqiptarët në tërësi e ndjen mungesën e një figure historike, e cila dha kontribut të veçantë dhe të pariparueshëm për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë”, tha Mustafa.

Ai ka treguar edhe se LDK është e përkushtuar që ta ndjek rrugën e trasuar nga Rugova, për çka shton se askush përveç LDK-së nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë.

“Jam këtu që të shprehi qëndrimin dhe përkushtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që ne ta ndjekim rrugën që e ka trasuar dhe na ka lënë trashëgimi presidenti Rugova dhe për të thënë se askush nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë përveçse LDK dhe ata që qëndrojnë, punojnë dhe veprojnë që vepra, ideja dhe kontributi i presidentit Rugova të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë Kosovës”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img