Kufomat e një babai ushtarak, gruas së tij, katër fëmijëve dhe dy maceve janë gjetur pajetë në shtëpinë e tyre, ndërsa dyshohet se janë asfiksuar nga gazi.
Megjithatë, tragjedia mendohet të jetë vetëvrasje dhe vrasje për shkak të një letre të ngjitur në derë. Ngjarja e tmerrshme në familjen 6 anëtaresh ndodhi në Teksas, teksa policia shkoi për kontroll pas erës së rëndë që vinte nga prona.
Shënimi i çuditshëm ishte shkruar në zhargon ushtarak dhe duhej të deshifrohej, sipas shefit të policisë në San Antonio, William McManus.
“Trupa njerëzish brenda, mos hyr”- “Kafshët janë në frigorifer”.
Një dron i dërguar brenda pronës, më pas gjeti atë që në fillim u duk si eksplozivë çka shkaktoi evakuimin e përkohshëm të 200 shtëpive aty pranë në Stone Oak. Plicët thonë se vetëvrasja është një mundësi që ata nuk do ta shtjellojnë.
Sidoqoftë, McManus tha se kishte prova se vdekjet nuk ishin rezultat i një aksidenti. Çifti ishte në të 30-at e tyre dhe fëmijët ishin të moshës midis 11 muajsh dhe katër vjeç. McManus tha se policia u thirr në orën 10.30 të së enjtes.
Ai tha se shtatë oficerë hynë brenda në shtëpi dhe menjëherë u ndjenë erën e tymit të dëmshëm.
“Shumica e oficerëve e dinë se si është era e trupave që po dekompozoheshin dhe nuk është ajo që është përshkruar,” tha shefi.
Kur policët zbuluan tymin – që më vonë doli të ishte monoksidi i karbonit – ata kishin frikë nga më e keqja.
“Ne besojmë se ky vend mund të jetë i bllokuar dhe nuk kemi përcaktuar mënyrën më të mirë për të hyrë ende,” u tha McManus gazetarëve dje pasdite.
Ai më vonë zbuloi se nuk u gjetën eksplozivë brenda shtëpisë.
Kur policët ishin në gjendje të hynin më në fund, ata gjetën kufomat e familjes në një SUV në garazh. Dy mace të ngordhura ishin në një shportë në sediljen e përparme, thonë raportet.