Një vetura ka goditur tre këmbësorë në fshatin Ozdrim Pejë, ku dy prej tyre kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës.
“Sonte rreth orës 21:30 policia është informuar për një aksident në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, thuhet tutjë në konfirmim.