Gazetari Artur Bibe gjatë një lidhje direkte me edicionin e lajmeve, tregon se gabimisht së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër, hynë në vijën e frontit, ku iu afruan murit të Gazës rreth 200 metra.
Ata u ndoqën nga tanket e izraelitëve, duke menduar se ishin armiku, ku filluan të qëllonin drejt tyre.
Sipas Bibes, ishin me fat që ushtarët arritën të lexonin në jelekët e tyre se ishin gazetarë, para se të shkrepini armët dhe t’i vrisnin. Ushtarët më pas i shtrinë barkas, i morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që janë gazetarë, i thanë se ishin vërtet me fat, pasi do kishin shtypur këmbëzën e armëve dhe do i kishin vrarë.
“Ushtria izraelite na ka liruar mua dhe kameramanin, kaluam gabimisht vijën e frontit dhe hymë në shkretëtirë iu afruam murrit të Gazës 200 300 metra. Pame disa tanke që po vinin nga mbrapa, pamë dhjetëra trupa të ekzekutuar. Tanket na drejtuan mitralozin, e panë që ishim gazetarë, na urdhëruan të ktheheshim mbrapa, një forcë izraelite dolën nga llogoret dhe pasi qëlluan në ajër, na ndaluan na shtrinë barkas, na morën telefonat edhe pajisjet, e verifikuan që ishim gazetarë, dhe kemi 2-3 minuta qe jemi tek reparti, do largohemi nga na thanë që jemi shumë fat sepse do kishin shtypur këmbesën”, ka thënë ai.
“Shkuam në vijën e parë të frontit, ushtria izraelite ka nisur ofensivën e saj, ndërhyjnë-tërhiqen , prapë. Do të ketë viktima të shumta. Jemi shumë pranë vijave të frontit, në video dukeshin qartë, dukej muri që ishte prishur nga ekstremistët, dukeshin pozicionet e tyre, Jemi me fat, zoti na shpëtoi që jemi këtu dhe po flasim sërish bashkë. Ushtarët izraelitë, na quajtën të çmendur dhe me fat sepse mundën të lexonin se jemi gazetarë në jelekët tanë, nuk duhet të ishte asnjë gazetar, hymë nga parcelat, ecëm në shkretëtirë, ku u gjendëm pranë muri”, ka përfunduar Bibe gazetari i Top Channel-it i cili ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës në kufi me Gazën.