spot_img

Viti: 13-vjeçarja dyshohet se u dhunua seksualisht, tash është 8 muajshe shtatzënë

spot_img

Një 13-vjeçare po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar në qytetin e Vitisë.

Rasti, siç raporton RTV Dukagjini, ka ndodhur në shkurt të këtij viti, por është raportuar në shtator, kur viktima është 8 muajshe shtatzënë.

Babai i të miturës (tash 14 vjeçare) ka folur për këtë televizion duke thënë se dihet kush është personi që e ka dhunuar të bijën e tij, derisa thotë se i njëjti është i lirë.

“Rasti ka ndodhë para 7-8 muajsh përafërsisht, nuk e ka vërejt askush prej shtëpisë se vajza e re, nuk ka pasë simptoma të shtatzënisë, e ka vërejtur vajza e tretë, e kemi dërgu te mjeku ka dalur se është shtatzënë, me rastin është marrur policia, dihet personi kush është, por faktkisht ai është jashtë. “

Kur tashmë është vonë për një abort, babai i vajzës ka treguar se çfarë do të ndodhë me fëmijën që pritet ta sjellë në jetë vajza e tij.

“Unë i dalë në krahë vajzës time, nuk e lë vajzën time në baltë, sa për fëmijën, nëse nuk e merrë ai, e marrim ne, edhe pse është fëmija i dhunuesit. Por, fëmija është i pafajshëm”, u shpreh babai i 13-vjeçares.

Babai i viktimës, që është edhe veteran i UÇK-së, ka treguar se ka gjetur edhe shtëpinë e tashmë të dyshuarit dhe është përballur me babain e tij të cilit thotë se i ka thënë se djali i tij, pos me drejtësinë, do të përballet edhe me Kanun.

Ky rast i rëndë, ndonëse ka ndodhur në muajin shkurt, në polici është denoncuar më 20 shtator, derisa me rastin po merret prokurori për të mitur.

Policia u ka thënë familjarëve të viktimës se shteti i Kosovës do të komunikojë me organet e rendit në shtetin e Zvicrës, ku pretendohet se ilegalisht po qëndron i dyshuari.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img