Vizita e Orbanit në Moskë, Borrell: Kryeministri nuk po përfaqëson BE-në, bie ndesh me qëndrimet tona
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se vizita e kryeministrit hungarez, Vikor Orban në Moskë, bie ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian.
Kjo pasi, sipas Borrellit qëndrimet e BE-së për luftën ruse kundër Ukrainës përjashtojnë kontaktet zyrtare midis BE-së dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
“Vizita në Moskë bie ekskluzivisht në marrëdhëniet dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë. Kështu, kryeministri Orban nuk po përfaqëson BE-në”, ka shkruar Borrell në X.