Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u akuzua nga deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaҫi se ka harruar ta përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fjalimin e sotëm të saj.
E nuk mungoj as edhe reagimi i Osmanit ndaj saj.
Ja reagimi i plotë:
Jo vetëm në këtë seancë, por edhe në çdo seancë tjetër solemne, kam kujtuar e lartësuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandatit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë.
Tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është, thënë më së buti, e padinjitetshme. Më poshtë, mund të ndiqni një insert të shkurtë nga fjalimi im i sotëm, që e dëshmon të vërtetën.