spot_img

Vjosa Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas seancës: Krenare që kemi kaq shumë miq e aleatë

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Osmani përmes një postimi në X ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike.

“E kënaqur që takohem me përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të KS të OKB-së sot. Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj!”. Ka shkruar Osmani në X.

Presidentja ka marrë pjesë të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Ajo në përballje me presidentin serb Vuçiq, ka akuzuar Serbinë për provokime me ushtrimet ushtarake të kryera në kufij me Kosovën.

NGJARJE TË TJERA

spot_img