Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Kenias, William Ruto.
Presidentja ka bërë të ditur se në takimin kanë diskutuar për avancimin e raporteve mes dy shteteve.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.
Në Samitin e Paqes për Ukrainën kanë marrë pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve./Telegrafi/