Vjosa Osmani zgjedhet presidente e Kosovës

spot_img

82 deputetë kanë votuar në raundin final të zgjedhjes së presidentit, shkruan Gazeta Metro.

Vjosa Osmani është zgjedhur zyrtarisht presidente e Kosovës.

Ajo ka marrë 71 vota nga 82 sa ishin gjithsej, të pavlefshme ishin 11 vota.
Dje, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e vendit. Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmani. Ndërkaq, kundërkandidati i saj është Nasuf Bejta.

Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit. Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë. Edhe raundi i dytë sot ka dështuar për shkak se Vjosa Osmani nuk mori 80 votat e nevojshme.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img