spot_img

Volejbolli nderon Genc Zybën

spot_img

Në Bukosh të Therandës, sot ka filluar turneu memorial në përkujtim të volejbollistit nga Theranda, Genc Zyba.

Turneu po përcillet me pjesmarrje dhe interesim masiv, me plot 20 ekipe amatore nga e gjithë Kosova, derisa gjithashtu ndeshjet po luhen në prani të qindra bashkëvendësve të Gencit.

Zyba kishte mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Kosovës në të kaluarën, derisa luajti për vite të tëra te klubi i Therandës, klub te i cili edhe filloi karrierën si volejbollist.

Vdekja e tij e papritur në vitin 2016, ishte humbje e madhe për komunitetin e volejbollit të Kosovës.

Në hapje të turneut mori pjesë anëtari i bordit, Gazmend Husaj dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi, i cili në fjalimin e tij premtoi se ky turne në vitet e ardhshme do të futet në kalendarin e FVK-së.

Nikqi ndau edhe mirënjohjen post mortem për Gencin, të cilën e pranoi babai i tij, Agim Zyba.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img