spot_img

Vrasja e 30-vjeçarit në Podujevë: Dalin pamjet e të dyshuarit me armë në dorë

spot_img

I dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit Valmir B. në Podujevë të hënën, dyshohet se ndodhej brenda një marketi në Podujevë para se ta kryente krimin.

Portali Raporto24 ka publikuar pamje në të cilat shihet personi i cili dyshohet se vrau një person në Podujevë duke e nxjerrë armën.

Si pasojë e gjuajtjes me armë një person mbeti i vrarë dhe një i plagosur.

Personi që dyshohet se vrau një person dhe plagosi një tjetër, dyshohet se është i mitur.

E gjitha kjo ndodhi brenda një dyqani në Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, ku është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.
Koha ka mësuar se i vrari është rreth 30-vjeçar, e plagosura është bashkëshortja e viktimës.

Sipas tij, Policia po vazhdon me ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore.

Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e plotë të Borovcit.

Sipas dëshmitarëve, në momentin kritik viktimat kanë qenë me djalin e tyre rreth 4 vjeç.

NGJARJE TË TJERA

spot_img