spot_img

​Vrasja e Liridona Murselit, sot protestë në Prishtinë

spot_img

Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Pas ngjarjes janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ky i fundit organizator i vrasjes, bashkë me dy bashkëpunëtorët, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën më 3 dhjetor në para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Sot, kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, sot do të mbajë protestë gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, pas vrasjes së Liridona Murselit. Protesta pritet të filloj në orën 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë me kërkesë të familjarëve Liridona është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht dhe tashmë është varrosur në fshatin e saj të lindjes, Rracaj të Gjakovës. Liridonës i morën jetën pas një plani të bashkëshortit të saj, i cili i kishte premtuar autorit 30 mijë euro.

NGJARJE TË TJERA

spot_img