spot_img

Vrau nënën në Pejë, ky është denimi për Urim Hysenin

spot_img

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj, ndaj të dyshuarit Urim Hysenin, i cili vrau nënën e tij.

Gjykata i kishte caktuar fillimisht 30 ditë paraburgim pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Gjykata kishte njoftuar më 15 prill se të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, pasi konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pasur parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Më 14 prill, Hyseni dyshohet se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka vrarë nënën e tij. Pas rastit tragjik, prokurorja Sahide Gashi ka thënë se kanë siguruar dëshmitarë okularë dhe se i dyshuari nuk mund të fliste.

Vrasja e 58-vjeçares ka tronditur vendin dhe ka nxitur reagime të shumta.

NGJARJE TË TJERA

spot_img