spot_img

Vrau të vëllain, gjykata e dënon me 21 vjet burgim

spot_img

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.G., shtetas i Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për vepër penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e një (21) vjet e gjashtë (6) muaj.

“I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1)., në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari J.G., e nxjerrë një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki”, e me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke I shkaktuar plagë vdekjeprurëse””, thuhet mes tjerash.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img