Më 30 gusht, Arsen Muskurti, i cili njihet edhe me emrin Hamza Kastrati vrau me armë zjarri pistoletë vëllain 44-vjeçar Dritan Muskurti dhe kunatën 33-vjeçe Nora Muskurti.
Pasi kreu krimin e rëndë, mësohet se Muskurti ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Ai kërkon të kryej akt ekspertizën e shëndetit mendor dhe për këtë të caktohet masë sigurimi me afat.
Autori i ngjarjes pretendon se më herët ka marrë medikamente për shëndetin mendor.
Ngjarja ndodhi në biznesin e çiftit, një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet.
Ndërkohë autori i krimit ka rrëfyer se viktimat shkelnin ligjin dhe normat fetare, teksa akuzon Nora Muskurtin për lidhje jashtë-martesore.
Arseni ka deklaruar gjithashtu se vëllai Dritani dhe bashkëshortja e këtij të fundit Nora Muskurti, e sulmonin në rrjetet sociale me adresa false dhe nuk e linin të qetë.