spot_img

Vritet një person në Malishevë: Mësohen detajet e para për ngjarjen e rëndë

spot_img

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen që ka ndodhur sot në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30, ka bëtë të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha për Paparacin se një burrë është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Paparaci ka marrë vesh se mosha e viktimës është rreth të 30-ave.

“Atë që mund t’ju konfirmoj në këto momente është se sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”, tha Elezaj.

Policia është në kërkim të të dyshuarve për këtë rast. “Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve”, pohoi Elezaj.

Elezaj tha se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe se hetimet do të vazhdojnë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img