spot_img

Vuçiq për 5 diplomatët: Tre herë më treguan me çka do të përballemi nëse s’e pranojmë planin

spot_img

Plani franko-gjerman, i cili është bërë plan i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është kornizë e re negociuese për Serbinë, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk ka progres për ne nëse nuk bashkëpunojmë për këtë çështje”, tha ai në një konferencë për media mbrëmjen e 23 janarit.

Vuçiq deklaroi se diplomatët e huaj i kanë thënë se nëse nuk e pranon planin franko-gjerman, Serbia do të përballet me ndalimin e integrimit evropian, ndalimin e investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik.

“Duhet ta pranoni këtë plan, më thanë”, tha Vuçiq.

“Do të ndodhë pas pesë, tre muajsh, apo një viti… Jam i shqetësuar, nuk dua t’i fshij problemet nën tapet. Erdhën të pestë, përfaqësuesit e tre vendeve më të mëdha evropiane… Në fjalinë e dytë më thanë se duhet ta pranojmë këtë plan dhe nëse nuk e pranojmë, sepse mendojnë se duhet pranuar, ne do të përballemi me ndërprerjen e procesit të integrimit evropian, nën dy, do të përballemi me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, nën tre, do të përballemi me masa të gjithanshme në kuptimin politik dhe ekonomik…”, deklaroi ai tutje.

Vuçiq përsëriti se është kundër konfliktit të ngrirë me Kosovën dhe se është e nevojshme paqja me shqiptarët.

“Është e rëndësishme që të punojmë për një zgjidhje kompromisi”, tha ai dhe shtoi se nuk beson se kjo është e mundur të bëhet me Albin Kurtin.

“Nuk kemi nënshkruar asgjë, vetëm jemi përballur me fakte. Asgjë nuk do të ndodhë as sot, as nesër, as pas një apo tre muajsh. Kur të jemi para kërkesave përfundimtare Kuvendi i Serbisë dhe populli do të deklarohen”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se i gjithë konteksti evropian ka ndryshuar pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Serbia është në radarin e të gjithëve sepse nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë”, tha ai.

Ai tha se se ky fakt është bërë një nga problemet më të mëdha për Serbinë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img