Xhudo po vazhdon ta bëjë krenar sportin e Kosovës. Ata tashmë janë nisur drejt Kosovës pas pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Përfaqësuesit tanë nën drejtimin e trajnerit Driton Kuka, kanë fituar pesë medalje, prej tyre tri të arta.
Është kjo një tjetër garë superiore për xhudistët kosovarë.
Pas pak ditësh pushim ata do të nisin përgatitjet për Botërorin e xhudos.