Ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po shijon lidhjen e dashurisë me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.
Dyshja nuk hezitojnë të shprehin publikisht dashurinë e tyre duke postuar vazhdimisht foto në krahët e njëri-tjetrit.
Së fundmi partneri italian ka postuar një foto me bukuroshen Sulejmani, ndërsa i ka kushtuar disa vargje të një kënge italiane.
“Përrallë…”, ishin vargjet që Alessandro zgjodhi për të përshkruar dashurinë me Erjona Sulejmanin.
“Tani do t’ju tregoj një histori që
Do ta keni të vështirë ta besoni
Sepse bëhet fjalë për një princeshë
Dhe i një kalorësi i cili
Duke hipur në kalin e tij të bardhë
Ai hyri në pyll, duke kërkuar për një ndjenjë
Që të gjithë e quanin dashuri ”, shkruan Alessandro Basciano në foton që ka publikuar në Instagram.