Zymer Bytyqi ka vazhduar shkëlqimin edhe në sezonin e ri.
Sulmuesi kosovar ka gjetur golin në ndeshjen e parë zyrtare me Konyasporin në edicionin e ri në kuadër të Ligës së Konferencës.
Konya po luan në stadiumin e tyre si mysafirë të Bate Borisov, derisa Bytyqi ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje.
Ishte minuta e 39-të, kur reprezentuesi kosovar bëri një depërtim nga krahu i majtë ne stiline Arjen Roben dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 0-1.
Ky ishte goli i parë për Bytyqin në sezonin e ri, derisa ende nuk dihet nëse do të mbetet në Konya pasi ka shumë oferta në adresë të tij.
GOAALLLLL
Zymer Bytyqi with the goal Konyaspor takes the lead pic.twitter.com/8JMuCPXY2e— Kaan-Turkish Football🇹🇷 (@Kaan_turk_footy) July 21, 2022