spot_img

Ylli i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

spot_img

Ron Raçi e ka fituar epitetin e “Yllit të Javës” në elitën e futbollit kosovar.

Raçi me një gol të shënuar në minutat shtesë ndaj Feronikelit’74 arriti t’ja siguroi mbijetesën Prishtinës edhe për një edicion në Superligë. Kjo ka bërë që ai nga Komisioni IiFFK-së për vlerësim të futbollistit më të mirë ta fitoi epitetin e Yllit të Javës.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e pestë t’i takojë mbrojtësit Raçi, i cili me golin e tij i mundësoj Prishtinës të arkëtoj tre pikë në fitoren kundër FC Feronikeli 74, e cila përfundoi me rezultat 0:1.

🗣Pasi mori këtë çmim, Roni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Fitorja e djeshme është ndjenjën që s’di ta përshkruaj; s’ka fjalë, është një ndjenjë e paparashikueshme. Megjithatë, jam shumë i lumtur për golin me të cilin e ndihmova ekipin. Një falënderim i veçantë shkon për gjithë stafin dhe bashkëlojtarët, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur ajo golë. Jam shumë i lumtur që e ndihmova ekipin, sidomos duke pasur parasysh që kemi qenë në një situatë jo aq të mirë – jo aty ku i takon Prishtinës të jetë.

Të enjten kemi ndeshjen e Kupës, ku do ta tregojmë veten, dhe besoj që do të fitojmë dhe do të sigurojmë një vend në Evropë. Ka qenë një kampionat me shumë sfida, me ulje dhe ngritje, por tani e kemi rastin të tregojmë veten në finalen e Kupës. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kampionatin e kemi përfunduar dhe tani jemi të fokusuar plotësisht për të enjten. Shpresoj që të ndahemi të kënaqur dhe të fitojmë Kupën.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për Federatën e Futbollit, që më vlerësoi përsëri si Ylli i Javës. Është një ndjenjë shumë e mirë për mua dhe më motivon të vazhdoj me paraqitje të mira.”– tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img