Brenda hundës tuaj gjendet një prej kurave më të kërkuara nga mjekësia. Bëhet fjalë për një antibiotik të fuqishëm, aq të fuqishëm sa mund të kurojë infeksionet më të forta, siç është MRSA-ja (Stafilokoku)
Kërkuesit kanë zbuluar se 70% e njerëzve mbajnë brenda hundës së tyre një mikrob të quajtur Staphylococcus lugdunensis, i cili tani po shërben për krijimin e një antibiotiku të ri, të aftë të luftojë mikrobet më të vështira për t’u zhdukur.
Ky zbulim është konsideruar një mrekulli, pasi tani bakteriet vdekjeprurëse, si E.coli apo Salmonella, janë duke u bërë gjithmonë e më të forta, më rezistente ndaj kurave të përdorura deri më tani.
Studimi është realizuar nga Universiteti i Tubingen-it, Gjermani, dhe ka bërë një jehonë të madhe në botën e mjekësisë.