Zbulohen shifrat, ja sa para kanë kosovarët në banka

spot_img

Përhapja e pandemisë ka ndikuar edhe në sektorin bankar duke sjellë vështirësi operative dhe afariste, kështu ka thënë, drejtor i Shoqatës së Bankave, Petrit Balija.

Tutje, ai tha se në aspektin e depozitave këtë vit ka pasur një rritje prej rreth 145 milionë euro, duke quar në 4 miliardë euro të depozituara në sektorin bankar.

Ndërsa nga këto 4 miliardë, Balija theksoi se mbi 70% e tyre i takojnë qytetarëve, ekonomive familjare dhe rreth 30% i takojnë bizneseve.

Sipas tij, sektori publik ka pasur të ardhura të vazhdueshme gjithashtu edhe për një pjesë të sektorit privat.

“Sektori bankar është nën ndikimin e fort të pandemisë Covid-19. Kemi vështirësi operative dhe afariste. Megjithatë sektori bankar mbetet stabil i mirë kapitalizuar dhe likuid. Në aspektin e depozitave kemi pasur një rritje prej rreth 145 milionë këtë vit që ka quar në 4 miliardë euro të depozituara në sektorin bankar. Nga këto 4 miliardë mbi 70% e këtyre depozitave i takojnë qytetarëve, ekonomive familjare dhe rreth 30% i takojnë bizneseve. Këto depozita janë rritur falë një trendi pozitiv që kemi pasur ndër vite dhe gjatë pandemisë duket se një pjesë e mirë e qytetarëve kanë vazhduar të kenë të ardhura pa ndërprerë. Sektori publik ka pasur të ardhura të vazhdueshme gjithashtu edhe për një pjesë të sektorit privat kanë vazhduar që ti marrin pagat”, tha ai një intervistë për Ekonomia Online

“Ka edhe rritje në kreditim. Sektori bankar ka kredituar mbi 1 miliard euro këtë vit që do të thotë se ka pasur një kreditim të ngjashëm me vitin e kaluar. Megjithatë kemi pasur ngecje në kreditim gjatë muajit prill dhe maj ku ka pasur rënie në kreditim në 65%, mirëpo me lehtësimin e masave është rikuperuar kreditimi dhe shohim se bankat kanë arritur të kreditojnë mbi 1 miliard euro për ekonominë e vendit”.

Balija tha se deri më tani bankat kanë pasur një dinamikë të mirë të kreditimit me mbi 1 miliard euro.

“Nëse shohim depozitat të cilët kanë arritur në 4 miliardë euro shohim se rreth 3.2 miliardë euro janë në kredi dhe mbeten 800 milion euro në likuiditet të sektorit bankar. Këto mjete do të mund të plasoheshin dhe deri më tani bankat kanë pasur një dinamikë të mirë të kreditimit me mbi 1 miliard euro që i bie se në periudhat e ardhshme ky likuiditet prej 800 milionë euro do të mund të plasohet gradualisht varësisht prej dinamikës së rimëkëmbjes ekonomike. Për të marrë kredi bizneset dhe ekonomitë familjare duhet të ekzistojë një kapacitet absorbues i tyre. Nuk mund ta ngarkojmë më shumë me kredi”.

Ai shtoi se shoqëria kosovre është duke kaluar nëpër një krizë shëndetësore, politike, ekonomike, andaj duhet një ndihmë dhe mbështetje financiare.

Megjithatë, ai potencoi se duhet kujdes sa i përket plasimit të kredive në treg sepse sektori bankar ka ofruar disa lehtësira për qytetarë.

“Duhet të jemi koshient që shoqëria jonë është duke kaluar nëpër një krizë shëndetësore, politike, ekonomike, dhe të gjitha këto bëjnë që shoqëria në Kosovë të ketë nevojë për ndihmë dhe mbështetje. Duke i kuptuar këto ne duhet të kuptojmë rolin e sektorit bankar siç është kreditimit i bizneseve dhe ruajtja e depozitave. Duhet të kemi kujdes sa i përket plasimit të kredive në treg dhe duhet të jemi të qartë se sektori bankar ka ofruar disa lehtësira. Bankat kanë bërë tërë atë që është e mundur sa i përket lehtësirave të qytetarëve”.

Sipas tij, Banka Qendrore Evropiane është fokusuar në rritjen e tregun evropian sepse kjo është një krizë shëndetësore e cila ka shkaktuar probleme të likuiditetit.

Balija theksoi se në këtë rast është paaftësia e klasës politike për të kaluar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Ne jemi duke përcjell veprimet që janë duke i ndërmarrë në nivel të BE-së. Banka Qendrore Evropiane është fokusuar në rritjen e likuiditetit në tregun evropian sepse kjo është një krizë shëndetësore e cila ka shkaktuar probleme të likuiditetit dhe Banka Qendrore dhe Parlamenti Evropian kanë miratuar një pako jashtëzakonisht substanciale për ndihmë për bizneset dhe sektorin financiar. I kam dëgjuar disa propozime mund të them politikan të ndryshëm dhe kjo është një shpërqendrim i publikut, i cili është paaftësia e klasës politike për të kaluar ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Dhe si rrjedhojë gjejnë propozime të cilat mendoj se nuk janë fezibile”.

Mes tjerash, ai ha se në këtë kohë krize duhet të merren edhe veprime më drastike siç është edhe tërheqja e 10 për qindëshit.

“Nuk është diçka që do ta dëmtonte ekonominë e vendit në aspektin afatgjatë unë mendoj se në këtë kohë krize duhet të merren edhe veprime të paprecedentë edhe më drastike siç është edhe tërheqja e 10 për qindëshit. Unë mendoj se do ta rriste kërkesën agregate dhe do ti mundësonte qytetarëve që të kenë një ndihmë sado pak financiare sepse përveç që i marrin mjetet e tyre ata do të liroheshin nga pagesa e tatimit dhe do të rritej konsumi në Kosovë dhe do ti ndihmonte rritjes ekonomike të vendit”.

Balija thotë se nuk i është dhënë merita e duhur bankave, edhe pse kanë punuar gjatë pandemisë pandërprerë.

Ai tha se janë duke punuar me staf të reduktuar për shkak se një pjesë e stafit janë të infektuar me Covid-19.

“Mendoj se nuk është duke iu dhënë merita bankave për atë se çfarë kanë bërë deri më tani. Është nj diskurs negativ që është zhvilluar nga qarqe të ndryshme në mënyrë të panevojshëm sepse sektori bankar që nga fillimi i pandemisë ka vazhduar të afrojë shërbime pa ndërprerë. Tani kemi një pjesë të stafit që punon nga shtëpia”.

“Një pjesë e stafit janë të infektuar me Covid-19 dhe vazhdojnë të jenë në vetizolim. Kemi situatë kur sektori bankar ka bërë shtyrjen e kredive deri në 1.5 miliard euro të protokollit bankar dhe të gjitha këto janë vështirësi operative për sektorin bankar. Mendoj se sektorit bankar duhet t’i ndihmohet me masa konkrete siç është aprovimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, rritja e kapitalit për fondin kreditor dhe subvencionimi i normave të interesit. Nëse këto bëhen atëherë mund të themi që i është ofruar një ndihmë sektorit bankar në mënyre që të vazhdojë të financojë ekonominë”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img